Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Autoritetet në aksion për kontrollin e tregut të derivateve të naftës në tërë Kosovën

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 14:08
Autoritetet në aksion për kontrollin e tregut të derivateve të naftës në tërë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka realizuar sot një aksion të gjerë inspektimi në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas njoftimit, ky aksion kishte për synim monitorimin e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të derivateve të naftës, si dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse. Përmes këtyre veprimeve synohet mbrojtja e konsumatorëve, rritja e transparencës në treg, garantimi i konkurrencës së drejtë dhe parandalimi i çrregullimeve të mundshme në treg.

Aksioni u zhvillua mbi bazën e vendimit të datës 04.03.2026 të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe u përqendrua tek mbi njëzet e pesë operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport.

“ Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vepruar në koordinim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim që çdo veprim të jetë i koordinuar dhe efektiv. Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të tregut për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, për të luftuar informalitetin dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare. Në çdo rast kur konstatohet shkelje e kërkesave ligjore, inspektorët do të ndërmarrin masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi ”, thuhet në komunikatë.

mint

Më shumë nga Lajme

  • 20:34Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
  • 20:34“Boll ma me filma”, Mustafa: Themelojeni Kuvendin e Qeverinë, bashkë e votojmë presidentin jopartiak
  • 20:29Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta
  • 20:17​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim
  • 20:09​Abdixhiku: LDK-ja i jep 18 votat për president, nëse kandidati është konsensual