Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për këto automjete.

Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.