Një person është arrestuar për vjedhje në xhaminë e fshatit Mirashë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, mirëpo gjatë largimit, i dyshuari kishte dëmtuar kamerat me qëllim të asgjësimit të provave, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
“Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë. Njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesin, imamin e Xhamisë, i cili ka njoftuar se rreth orës 03:00 të së njëjtës ditë, një person i panjohur dhe i maskuar kishte hyrë në objekt, nga ku kishte vjedhur arkën e bamirësisë me një shumë të caktuar parash”, thuhet në njoftim.
