Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi për spiunazh i pilotit që shërbeu në Kosovë dhe të dashurës së tij serbe, kryeministri kroat: Do ta mbrojmë sigurinë tonë kombëtare

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 12:31
Arrestimi për spiunazh i pilotit që shërbeu në Kosovë dhe të dashurës së tij serbe, kryeministri kroat: Do ta mbrojmë sigurinë tonë kombëtare

Piloti i arrestuar kroat dhe e dashura e tij serbe nga Kosova, të arrestuar nën dyshimet për spiunazh, ka qenë temë diskutimi e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake të Kroacisë.

Piloti dyshohet se ia ka kaluar të dhënat që kishte mbledhur gjatë qëndrimit në Kosovë të dashurës serbe, e cila më pas ua ka kaluar ato udhëheqësve të Listës Serbe në Kosovë, e cila punon ngushtë me qeverinë serbe dhe Aleksandar Vuçiqin.

“Prita drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake, Gjeneral Major Ivan Turkalj, në lidhje me hetimin që po zhvillohet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe një personi tjetër nën dyshimin për kryerjen e krimit të spiunazhit”, shkroi kryeministri kroat në rrjetet sociale, teksa shtoi:

“VSOA, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente po kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare.

Piloti dhe partnerja e tij u dërguan në paraburgim për shkak të ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët ose për shkak të rrezikut se ata do të shkatërronin, fshihnin ose falsifikonin provat, pra gjurmët e rëndësishme për procedurën e provave, ndërsa ndodhen në liri.

Dyshohet se piloti ia ka transferuar vajzës të dhënat që ka mbledhur gjatë kohës që ka qenë në Kosovë, dhe ajo ia ka dërguar ato udhëheqësve të Listës Serbe në Kosovë, e cila bashkëpunon ngushtë me qeverinë serbe dhe Aleksandar Vuçiçin . Një nga rastet përfshin zbulimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me forcat e KFOR-it në veri të Kosovës, shkruajnë mediat në Kroaci.

Më shumë nga Lajme

  • 22:23“Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, e ke zdritë ftyrën e familjes” – Rrëfimi emocionues i ushtarit të UÇK-së
  • 22:17Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet
  • 22:16Deliu: Qeveria diskutoi 35 pika, por ligji për Specialen mungoi në agjendë
  • 22:01Latifi: E vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve për gjetjen e ekipeve të specializuar avokatësh
  • 21:58“Bota nuk sillet rreth PDK’së”, Kryeziu-Hyseni: Gruda e ka pranu që s’është konsultu me mbrojtjen, në projektligj duhet të punojmë krejt