Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar për 48 orë.
Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është edhe reperi i njohur me nofkën “Mossi”. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 269 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Kanosje”, sipas nenit 181 të KPRK-së.
Të dyshuarit janë ndaluar në lidhje me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli.
