Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Gucati: I kemi përbetu në Zot, mos shkoni nëpër territor të Serbisë

GD
Gazeta Demos6 shkurt 2026 në 10:43
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Gucati: I kemi përbetu në Zot, mos shkoni nëpër territor të Serbisë

Pas arrestimit të një tjetër ish-ushtarit të UÇK-së, Mithat Llozhani, nga autoritetet serbe, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka bërë thirrje që veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët të shmangin udhëtimin nëpër territorin e Serbisë.

Gucati ka paralajmëruar se ndalimet, sipas tij, po bëhen mbi bazën e listave dhe verifikimeve nga ana e Serbisë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paraqitur versionin zyrtar të Beogradit, duke deklaruar se arrestimi është bërë nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.

“Kemi bërë një apel veteranëve sidomos, familjeve të dëshmorëve, mos i bini nëpër territorin serb se duke parë këto listat që i ka Serbia, tash në dorë që i ka ndërru, tani duke bërë verifikim, vetëm duke i ndalë pjesëtarët e UÇK-së. Edhe a i ndalë pjesëtarët e UÇK-së vetëm me tregu pak forcën që unë e bëj këtë punë. Ka këtë mundësi me i ndalë njerëzit, një vit, dy vjet apo sa po i ndalin nëpër burgje. Tani, unë nuk e di deri kur duhet me u bind veteranët, apo te kur duhet me u vetëdijësu, ne duke bërë apel. Ne i kemi përbetu në Zot, mos shkoni nëpër territor të Serbisë. As qytetarë është mire mos me i ra, se lëre më pjesëtarë të UÇK-së me i ra nëpër territorin serb me shku asajde”, tha ai.

Ai ka shtuar se ndalimet, sipas tij, po krijojnë stres të madh për familjet dhe po i japin argumente Serbisë.

“Tash le qe familja në stres, e është vetë në stres, po nuk është e hijshme me i dhënë argumente shtetit serb me shku asajde. Edhe me të blloku, tash një Zot e di kur i lirojnë ata. Unë e di që e ka angazhuar një avokat ai, dje e kam dëgjuar përmes mediave elektronike dhe kam dëgjuar që është ndalë një pjesëtar i joni. Ai djali ka qenë në Shqipëri një kohë të shkurtër, ka bërë disa ushtrime, po me rëndësi veteran është i UÇK-së. Nuk po muj me thanë që s’është. Është veteran, se ka qenë në uniformë. Kështu është saktë informacioni që e kam, veç e di që është pjesëtar i UÇK-së. E di edhe unë e lypa në listat e organizatës së veteranëve, është pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Në vazhdim, Gucati ka shprehur keqardhje për familjen e të ndaluarit dhe ka ngritur shqetësime lidhur me kartelën e veteranit.

“Më vjen keq, më së pari për familjen e tij, për fëmijët e tij, për atë, pse hyn nëpër territor të Serbisë. Edhe më e keqja, po flitet, nuk jam i sigurt, gjithmonë po flas në bazë mediave, që atij ju paska zënë edhe kartela e veteranit në xhep. Kartela nuk i vynë në Gjermani, as në Kroaci a s’ka kund. Pse kartelën me veti? Kështu që më vjen keq nëse ju ka zënë dhe kartela në xhep, unë jam shumë keq për atë. Kështu që unë ju bëj apel edhe veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve mos bien pre e ktyne, e kësaj rrugës famëkeqe për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke rënë në grackat e Serbisë”, tha ai.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mithat Llozhani, është arrestuar dje nga autoritetet serbe në kufirin mes Serbisë dhe Koracisë dhe derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka dhënë versionin zyrtar të autoriteteve serbe lidhur me arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhanit, i cili sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) është ndaluar vetëm pse në xhep i është gjetur kartela e anëtarësisë së veteranit.

Daçiq ka deklaruar se Lozhani është arrestuar në Pikën Kufitare të Batrovcit nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Hysni Gucati

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja