Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë në dispozicion një linjë të re të transportit publik drejt Prishtinës.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re do të ketë pesë nisje gjatë ditës nga secili prej këtyre fshatrave, si dhe pesë nisje nga Prishtina.
Autobusët nga Graboci do të nisen në orën 07:10, 09:40, 12:00, 14:15 dhe 16:45, ndërsa nga Lismiri nisjet janë në orën 07:30, 10:00, 12:20, 14:35 dhe 17:05.
