Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Katër komisione parlamentare mblidhen sot

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 08:38
Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Aktivitetet nisin në orën 11:00, kur Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe arsimin e lartë privat në Kosovë. Në këtë takim janë ftuar bartësit e institucioneve private të arsimit të lartë.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Agjenda e komisioneve vazhdon në orën 15:30, kur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për përmbylljen e tri konkurseve për tri pozita në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), si dhe organizimin e një tryeze për përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit me direktivat e Bashkimit Evropian.

katërkomisioneparlamentare

Të ngjashme

SHSKUK: Suspendohen katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

SHSKUK: Suspendohen katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

13:50

Më shumë nga Lajme

  • 09:10Me thikë në dorë, tenton të kryejë grabitje në Lipjan – Policia interviston dëshmitaren
  • 09:09Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
  • 09:07Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet
  • 09:04​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike
  • 08:58Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë