Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 17:43
Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është takuar me përfaqësuesit e Aleancës që kur kjo parti i kishte dërguar ofertën për bashkëpunim.

Në emisionin FIVE, Arifi tha se që nga ajo kohë Kurti nuk i ka ftuar në takim dhe, sipas tij, as nuk ka dhënë përgjigje për gjashtë pikat e propozuara nga Aleanca.

“Ne më 26 qershor e kemi bërë ftesën. Prej 26 qershorit ka kaluar një muaj, ai as nuk na ka përfillur, bile i ka vendosur disa deputetë me na fyer se jemi parti e vogël. Ai është dashur të na ftojë, ne më 26 qershor ia kemi bërë ofertën. Ai është dashur të flasë diçka, bile të thotë që këto gjashtë pika nuk mundem, nuk dua, nuk janë pjesë e programit tim. Ai as nuk ka dashur të flasë për këtë punë”, tha Arifi.

Arifi tha se Aleanca ka ofruar mundësi për sigurimin e shtatë votave, duke mohuar pretendimet se partia e tij i ka vendosur kushte Kurtit dhe nuk ka pranuar të takohet me të.

“Nuk mund të thuash që Aleanca i ka vendosur kushte edhe nuk i ka shkuar kryeministrit. Të dyja janë rrena të pasakta. Ne i kemi ofruar mundësi shumë të lehtë për të pasur ato shtatë vota”, deklaroi ai.

Sipas Arifit, Aleanca nuk është tërhequr nga gjashtë pikat e propozuara dhe Kurti ende mund të kërkojë diskutimin për to.

“Nuk ka zyrtar të Aleancës që është tërhequr nga këto gjashtë pika. Ka ende kohë, ai mund të thotë edhe sot të diskutojmë për këto gjashtë pika. Nuk ka skaduar ende, ose nuk ka qëndrim zyrtar që ne jemi tërhequr nga oferta jonë prej gjashtë pikësh”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kurti vazhdon t’i injorojë ofertat e Aleancës, atëherë përgjegjësia për sigurimin e votave dhe zgjidhjen e ngërçit institucional mbetet tek ai.

“Kurti po dëshiron t’i injorojë ofertat tona, atëherë le t’i bëjë votat”, u shpreh Arifi.

Arifi e krahasoi situatën aktuale edhe me zgjedhjet e kaluara, duke thënë se edhe atëherë Kurti kishte vlerësuar se nuk kishte nevojë për Aleancën dhe vendi kishte përfunduar në zgjedhje.

“E njëjta Aleancë është edhe nga zgjedhjet e kaluara. As herën e kaluar nuk ka thënë që i duhemi, e ka dërguar vendin në zgjedhje. Edhe kësaj here po thotë që nuk i duhemi. Në rregull, dërgoje vendin në zgjedhje”, tha Arifi.

gjashtëarifikurti

Të ngjashme

Gjashtë policë suspendohen pasi rrahën në Shkup dy të rinjtë shqiptarë

Gjashtë policë suspendohen pasi rrahën në Shkup dy të rinjtë shqiptarë

17:23
Arifi: Po neglizhohet çështja e Speciales, kërkohet urgjentisht task-forcë shtetërore

Arifi: Po neglizhohet çështja e Speciales, kërkohet urgjentisht task-forcë shtetërore

16:20
Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

13:55
Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

08:10

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
  • 23:19Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit