Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Astrit Iseni, ka bërë të ditur suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë pas incidentit të ndodhur më 7 tetor në Shkup.
Pas shqyrtimit të incizimeve, dëshmive dhe kontrolleve nga Kontrolli i Brendshëm, ai theksoi se janë konstatuar parregullsi të rënda në veprimet e punonjësve policorë, ndaj të cilëve ka nisur edhe procedura disiplinore dhe po mblidhen prova për përgjegjësi eventuale penale.
Iseni theksoi se përdorimi i papërgjegjshëm i forcës është i papranueshëm dhe se as uniforma e as funksioni nuk e mbrojnë askënd nga zbatimi i ligjit.

