Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arbër Ismajli: LDK-ja ofron politikë me fytyrë njerëzore, jo shpifje e frikë

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 09:07
Arbër Ismajli: LDK-ja ofron politikë me fytyrë njerëzore, jo shpifje e frikë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar pas mungesës së tij në një debat publik për shkak të arsyeve shëndetësore familjare, shkruan Gazeta Demos.

Ai ka kritikuar kundërshtarët politikë për, siç tha, “festimin mbi fatkeqësitë e njerëzve” dhe përdorimin e situatave shëndetësore për përfitime politike.

Ismajli e ka cilësuar këtë si “nivelin më të ulët të mendësisë politike” dhe “shpurdhjen e fundit të pushtetit aktual”, duke theksuar se qytetarët e Gjilanit nuk e meritojnë një qasje të tillë.

“LDK-ja dhe unë ofrojmë një standard tjetër, një politikë me fytyrë njerëzore. Fitoren e duam për të mirën e përbashkët, për drejtësinë dhe dinjitetin e qytetarëve tanë,” tha Ismajli.

Ai shtoi se vizioni i tij dhe i ekipit të tij mbështetet mbi humanizmin, edukatën dhe dashurinë për njeriun, duke u zotuar se çdo hap i tyre do të jetë në shërbim të qytetarëve me sinqeritet, drejtësi dhe zemër.

“Bashkë do ta fitojmë betejën për ndryshim. Bashkë do ta sjellim fitoren që e meriton Gjilani,” përfundoi kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit.

Më shumë nga Lajme

  • 17:35Rriten rastet e fruthit në Kosovë
  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë
  • 17:13AGK i reagon Përparim Ramës për shënjestrimin e disa mediave: Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese
  • 16:57Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve
  • 16:57Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë, vdesin 20 persona