Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti, duke bërë thirrje për reflektim dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të brendshme.
Përmes një postimi, Gashi ka theksuar se pas tri palë zgjedhjesh brenda 18 muajve, LDK-ja duhet të ndalet dhe të shqyrtojë rrugën përpara.
Ai ka kërkuar një proces zgjedhor demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku secili anëtar të ketë të drejtë të kandidojë apo të rikandidojë, ndërsa vendimi për udhëheqjen e partisë t’u takojë anëtarëve përmes votës së lirë.



