Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

10 vjet në qeli për Millorad Gjokoviqin, familjarët shprehen të pakënaqur: Ku është drejtësia?

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 15:14
10 vjet në qeli për Millorad Gjokoviqin, familjarët shprehen të pakënaqur: Ku është drejtësia?

Dëshmitari Halit Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj dënimit prej 10 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte kundër popullsisë civile.

Pas seancës ku është shpallur aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Gashi ka kërkuar që në procedurën e apelit të trajtohen edhe vrasjet e civilëve shqiptarë në Ozdrim të Pejës.

Ai ka thënë se dënimi nuk ua kthen jetën viktimave dhe se, sipas tij, në aktakuzë nuk janë përfshirë vrasjet për të cilat ai kërkon drejtësi.

“Asnjë dënim nuk mund t’i kthej jetën e atyre që u morën padrejtësisht. Por triumfi i së vërtetës është obligim ndaj gjakut të tyre. Familjes Krasniqi, Shalë, Morina, Gashi, Husaj, ku janë vëllezërit këtu, u shpreh gëshlime. Asnjë këto nuk u përmenden aty në këtë akuzë, vetëm 40 persona të cilët kanë qenë të burgosur, të maltretuar, ndërsa për vrasje asnjë, asnjë ditë dënim drejtësia, gjykata nuk e dha”, tha ai.

Gashi ka paralajmëruar se vendimi do të ankimohet në apel, ndërsa ka ftuar përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë që të përfshihen në trajtimin e rastit.

“Nuk e di çfarë dënimi është ky. Qesharake. Ku është drejtësia? Ku janë vrasjet? Ku janë kufomat? I kemi bërë obduksionet e tyre. Në apel, menjëherë, menjëherë kemi me dërgu. Ftoj edhe kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të marrin pjesë në këtë gjykim edhe të shohim ku jemi”, tha ai.

Ai ka vlerësuar punën e Prokurorisë, por ka kërkuar që të ndriçohen edhe rastet e vrasjeve që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë ofensivës në Ozdrim më 7 maj 1999.

“Prokuroria ka punuar, boll. Por duhet edhe të ndriçohen rastet, vrasjet 14 veta të vrarë. 14 vetë i kam të vrarë. Duhet të dënohet krimi njerëz të pafajshëm. Pleq, të rinj, të reja, 18 vjet kam djalin që e kanë marrë në spital atje të plagosur, e çuar 12 km, Lutogllavë e të varrosur aty. I kemi gjetur, janë bërë ekspertizë, i kemi tanë ato faktet, provat, dëshmitë, unë nuk e di çka është kjo kështu. Ftoj kombëtarët dhe ndërkombëtarët që të vijnë dhe të merren me këtë lënd, me këtë gjenocid që është bërë në Ozdrim, me 7 maj 1999”, tha ai.

drejtësiamilloradgashi

Të ngjashme

Kryeprokurori Gashi kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie nga prokuroritë

Kryeprokurori Gashi kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie nga prokuroritë

16:49

Më shumë nga Lajme

  • 16:05Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni
  • 16:05Prokuroria dhe EULEX-i diskutojnë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje
  • 16:02Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së
  • 16:01Kurti niset për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
  • 16:01Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së