Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ara, tokë, livadhe, pemishte, mal, oborr, shtëpi e banesë, kjo është pasuria e Drejtorit të Policisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 15:51
Ara, tokë, livadhe, pemishte, mal, oborr, shtëpi e banesë, kjo është pasuria e Drejtorit të Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka pak ndryshime sa i përket pasurisë të cilën e ka deklaruar ndër vite në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kjo agjenci, më 17.04.2026, ka nisur publikimin e formularëve të deklarimit të pasurisë për zyrtarët të cilët mbajnë pozita publike.

Nga deklarimet për vitet 2023, 2024 dhe 2025, në pasurinë e drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha, ka ndryshuar vetëm shtimi i një prone të paluajtshme në vitin e kaluar, si dhe shuma e parave të gatshme të mbajtura në banka.

23 toka, livadhe, pemishte, ara, oborre, pyje, shtëpi e banesa, Gazmend Hoxha i ka deklaruar se kanë shumën e 113 mijë e 240 eurove.

Nga këto pasuri të paluajtshme, Hoxha ka thënë se në 13 prej tyre pasuria është e përbashkët, kryesisht e trashëguar nga vitet ’70-të, e disa në vitin 2017.

Hoxha ka deklaruar një veturë të tipit Mercedes Benz në vlerë të 32 mijë eurove, për të cilën ka thënë se është blerë nga shitja e veturës së mëparshme dhe me kursime familjare.

Gjithashtu, shefi i Policisë ka raportuar se mban 11 mijë e 522 euro para të gatshme në banka, prejardhja e të cilave është nga kursimet.

I pari i Policisë së Kosovës, ka deklaruar se ka kredi bashkë me bashkëshorten e tij në vlerë prej 82 mijë e 300 eurove, ndërsa u kanë mbetur që të paguajnë edhe 39 mijë e 745 euro. Kreditë janë marrë në vitet 2018-2020.

Përveç pozitës së Drejtorit të Policisë, Hoxha figuron edhe anëtar i Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Në bazë të pagës së deklaruar, Hoxha nga Policia e Kosovës, ka marrë pagë dhe shtesa gjatë vitit 2025 në vlerë prej 25 mijë e 404 eurove.

Gjithashtu nga shtesat dhe kompensimet të ardhura këto nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ku është edhe anëtar ka marrë 2 mijë e 706 eurove.

Hoxha ka deklaruar edhe mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Vlera e këtyre mëditjeve është 9 mijë e 584 eurove.

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare