Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Zh.N., i shpallur fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile, duke ulur dënimin nga 15 në 13 vjet burgim. Vendimi vlen vetëm për lartësinë e dënimit, ndërsa pjesa tjetër e aktgjykimit është vërtetuar.
Sipas vendimit të Apelit, në dënimin prej 13 vjetësh do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 4 marsi 2024. Gjykata ka hedhur si të palejuar ankesën e përfaqësueses së palës së dëmtuar, ndërsa pjesërisht ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e mbrojtjes.
Në arsyetim, Apeli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë shkelje procedurale dhe ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, duke administruar provat në mënyrë të rregullt. Ndryshimi i vetëm është bërë për dënimin, të cilin gjykata e konsideron proporcional me shkallën e fajësisë dhe rrethanat e rastit