Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 09:30
Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet.

Parlamenti Studentor i UP-së ka njoftuar se vendimi për anulimin e protestës vjen pas caktimit të një takimi me Këshillin Drejtues të Universitetit, ku do të diskutohen kërkesat e studentëve dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.

Në njoftimin drejtuar mediave, Parlamenti Studentor ka shprehur pritjen që takimi të sjellë adresimin e kërkesave dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e tyre.
Protesta ishte paralajmëruar në shenjë pakënaqësie ndaj rektorit Arben Hajrullahu dhe mosadresimit të kërkesave të studentëve.

Pakënaqësitë u shtuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak të evidentimit të vijueshmërisë përmes kodeve QR, si dhe deklaratave të rektorit, të cilat studentët i cilësuan fyese dhe kërcënuese.

Studentët kanë kërkuar kërkimfalje dhe dorëheqjen e rektorit Hajrullahu.

protestastudentëvetakimi

Të ngjashme

Protesta në Tiranë, thirrje për mobilizim më 28 Nëntor

Protesta në Tiranë, thirrje për mobilizim më 28 Nëntor

09:23
Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë

Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë

19:44
Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

08:54

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Përvjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Vjosa Osmani: U plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi
  • 09:4025 aksidente në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
  • 09:34Molliqaj: Kosova nuk ka presidente, ajo nuk ekziston
  • 09:32Apeli ia konfirmoi aktakuzën Rozeta Hajdarit, sot vazhdon gjykimi për aferën e rezervave shtetërore
  • 09:22Raportohet i zhdukur prej gjashtë ditësh një person në Prizren