Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadori britanik: Rinumërimi bartë rreziqe sa i përket afateve, me rëndësi që Presidenti të zgjidhet me kohë

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 17:56
Ambasadori britanik: Rinumërimi bartë rreziqe sa i përket afateve, me rëndësi që Presidenti të zgjidhet me kohë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves theksoi rëndësinë që të respektohen afatet e parapara për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai tha për T7 se procesi i rinumërimit të votave është shumë i rëndësishëm për integritetin e procesit.

“Kjo dëshmon aftësinë e sistemit për të identifikuar dobësitë dhe për t’i adresuar ato, në mënyrë që të ruhet integriteti i zgjedhjeve. Kjo natyrisht bartë disa rreziqe sa i përket afateve kohore dhe shpresoj që Komisioni ta kryejë rinumërimin sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Hargreaves tha se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që pas kësaj, partitë politike të bashkohen, Kuvendi të konstituohet dhe qeveria të nisë punën, në mënyrë që buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen sa më shpejt”.

“Po ashtu, është shumë e rëndësishme që procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të zhvillohet sipas afateve të paraprara. Jam i bindur se të gjitha partitë janë të përkushtuara për këtë, sepse të gjithë e kuptojnë rëndësinë që këto procese tejet të rëndësishme kanë për Kosovën”, tha ai.

Ambasadori britanik tha se Kosova këtë vit duhet të bëjë përparim drejt integrimit.

“Në vitin 2026, ndërsa Kosova hyn në vitin e saj të 19-të të shtetësisë, është thelbësore që të ketë një qeveri që është në gjendje të veprojë me vendosmëri, të bëjë përparim drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, dhe të vazhdojë në këtë rrugë të demokracisë që ka qenë mbresëlënëse gjatë viteve të fundit”.

votat

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
  • 15:18Dy senatorët amerikanë Durbin dhe Shaheen të hënën vizitojnë Kosovën
  • 15:17Shtetasi i Kosovës kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi
  • 15:15Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje
  • 15:14Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së