Grupi Parlamentar i Aleancës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Konferenca do të nisë në ora 13:30, ndërsa nga Aleanca kanë ftuar mediat që ta ndjekin këtë ngjarje.

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temën që do të trajtohet në konferencë.