Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Mitrovicë fton përfaqësuesit e mediave në një konferencë për media, ku do të bëhet publik qëndrimi i degës lidhur me zhvillimet e fundit politike në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe prishjen e koalicionit me AKR-në nga kryetari i Komunës, Faton Peci, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Konferenca do të mbahet nesër (1 tetor), nga ora 11:00 në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Jugut.
“Në konferencë do të prezantohet qëndrimi i AKR-së në Mitrovicë lidhur me këtë zhvillim dhe hapat e mëtejmë politikë të degës”, thuhet në njoftim.




