Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albin Kurti premtoi 1 miliard € për ushtrinë, reagon Vuçeviç: Po përgatit Shqipërinë e Madhe

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 20:37
Albin Kurti premtoi 1 miliard € për ushtrinë, reagon Vuçeviç: Po përgatit Shqipërinë e Madhe

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe këshilltari i Aleksandër Vuçiç për çështjet rajonale, Milosh Vuçeviç, tha se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i tund armët përsëri dhe po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin dhe t’i vërë flakën rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Vuçeviç, duke reaguar ndaj deklaratës së Kurtit për bashkëpunim të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë, theksoi se “lidhja e aleancave ushtarake të drejtuara kundër Serbisë kujton atë që u bë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar” dhe shtoi se, “kur gjithçka shikohet nga një perspektivë historike, është e qartë se çfarë po përgatitet dhe se po bëhet kundër popullit serb”.

“Dhe Albin Kurti është në krye të një politike të tillë gjenocidale kundër popullit serb, dhe ai nuk e fsheh këtë, por mburret me të. Aleanca ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, formimin e së cilës Kurti po e shpall tani, nuk është gjë tjetër veçse një kërcënim i ri i drejtpërdrejtë për Serbinë dhe popullin serb dhe hapi i ri i Kurtit drejt formimit të një ‘Shqipërie të Madhe’”, deklaroi Vuçeviç në rrjetin X.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare hesht përsëri, ndërsa para syve dhe veshëve të saj Kurti shpall një grup të ri lufte, dhe gjatë kësaj kohe “autoritetet e Prishtinës po e minojnë rëndë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës KFOR-i është i vetmi formacion ushtarak i autorizuar në zonën e AP të Kosovës”.

Më herët gjatë ditës së sotme Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se brenda mandatit të ardhshëm do të ndahen mbi 1 miliard euro për ushtrinë dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Kurti tha se gjatë mandatit të ardhshëm do të funksionalizohet Fabrika e Municioneve dhe do të zhvillohet industria ushtarake e vendit.

“Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere”, tha Kurti.

Albin KurtiSerbia

Më shumë nga Lajme

  • 16:57Ndalohen dasmorët shqiptarë në Mal të Zi, policia u kërkon heqjen e flamujve
  • 16:57Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë, vdesin 20 persona
  • 16:43Fermerët Kosovarë të Qumështit: Pse po shënjestërohet VITA ku s’u gjet vaj palme? Kjo situatë ka dëmtuar mijëra familje
  • 16:41Kryetarja Haxhiu përkujton betejat dhe dëshmorët e 10 gushtit 1998
  • 16:40Kaq po presin mërgimtarët në kufi për të dalë nga Kosova