Prokuroria Federale e Zvicrës ka ngritur aktakuzë ndaj një kosovar, i cili cilësohet si kreu i degës zvicerane të një organizate terroriste kosovare.
36 vjeçari ishte arrestuar më 1 shtator të 2022-tës bashkë edhe me një 33 vjeçar, i cili raportohet se ka shtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe të Maqedonisë së Veriut.
Ai dyshohet gjithashtu se ka qenë aktiv në udhëheqjen e kësaj organizate edhe në Kosovë.
Mediat zvicerane raportojnë se kosovari ka kryer aktivitete që synojnë indoktrinimin, financimin dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj në emër të kësaj organizate terroriste, kryesisht në rajonin e Gjenevës me mbështetjen e një të akuzuari tjetër.
Dy të akuzuarit thuhet se po ashtu e kanë mbështetur “Shtetin Islamik” (IS) si dhe me veprimet e larcekura e kanë përhapur ideologjinë e saj.
Ata akuzohen po ashtu edhe për pjesëmarrje në ryshfetin e zyrtarëve të huaj dhe pengimin e ndjekjes penale përmes favorizimit.
Sipas aktakuzës, nga viti 2015 e deri në vitin 2022, ishin mbledhur të paktën 65 mijë franga dhe ishin transferuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.