Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 16:44
Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka zhvilluar disa operacioni duke arrestuar 8 shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, ndërsa njërit prej tyre iu gjet edhe lëndë narkotike.

Të arrestuarit ishin në kërkim për vepra penale që lidhen me krime të rënda kundër personit, armëmbajtjen pa leje, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, vjedhjen, falsifikimin e dokumenteve dhe prishjen e qetësisë publike, shkruan rtsh.al

Në pranga u vu K. T., 39 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u arrestua edhe E. B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Arrestohet edhe N. M., i dënuar me 4 muaj burgim për “Falsifikimin e dokumenteve”, si dhe S. V., 18 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u arrestua K. Xh., i dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, arrestuan R. L., 26 vjeç, i dënuar me 3 muaj burgim për “Prishjen e qetësisë publike”. Sipas policisë, këtij shtetasi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj e 3 ditë burgim.

Po nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u arrestua O. N., 30 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestohet K. M., 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”. Gjatë momentit të ndalimit, ai u kap me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

kërkimpenalevjeç

Të ngjashme

Prokuroria në Mitrovicë interviston një grua të dyshuar për veprën penale mosdhënia e ndihmës

Prokuroria në Mitrovicë interviston një grua të dyshuar për veprën penale mosdhënia e ndihmës

16:03
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Dhunimi”

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Dhunimi”

16:10

Më shumë nga Lajme

  • 17:40Me propozim nga Aleanca, Kuvendi Komunal i Pejës miraton unanimisht deklaratën “Jo në emrin tim”
  • 17:40Ymeri: Hapet “kazinoja” për importin e energjisë, blloku B2 në zero
  • 17:39U shpall në kërkim nga policia pas përleshjes me Jozin, Edi bëhet i gjallë në rrjetet sociale – ja çfarë ka postuar
  • 17:16Beson Rrahmani i treti në botë për Matematikë
  • 17:10Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina