Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për te Mitur, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj dy personave të pandehur B.G., dhe E.L.
Kjo për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurit B.G., dhe E.L., ekziston dyshimi i bazuar se me datën 21.09.2026, në fshatin Begracë, Komuna Kaçanik, saktësisht në një vend malor-park, kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura, andaj me këtë kishin për të kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së
Të pandehurit e lartcekur që nga data 22 shtator 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendennën masën e ndalimit për veprën penale të lartcekur.