Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 13:36
Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën

Dy aksidente të njëpasnjëshme tronditën autostradën A3 në drejtim të Cyrihut të hënën mbrëma, ku si pasojë një burrë 50-vjeçar humbi jetën, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan. Shkak fillestar i ngjarjeve dyshohet të ketë qenë një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Sipas Policisë së Aargaut, aksidenti i parë ndodhi rreth orës 20:45, kur i riu kosovar, banues në Fricktal, duke drejtuar një BMW 330 Cabrio, humbi kontrollin mbi automjetin. Makina doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në barrierën qendrore të autostradës. Shoferi u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Bazelit, ku sipas të dhënave të para lëndimet e tij nuk janë të rënda, ndërsa automjeti pësoi dëme totale, shkruan 22min.ch.

Hetimet fillestare tregojnë se shpejtësia e tepërt ka luajtur rol vendimtar në aksident. Policia po ashtu dyshon se në ngjarje kanë qenë të përfshirë edhe dy automjete të tjera të tipit BMW, të drejtuara nga shokët e 18-vjeçarit – një zviceran dhe një italian, të dy 18-vjeçarë nga Fricktali. Të dy këta shoferë janë arrestuar përkohësisht, ndërsa Prokuroria e Rheinfelden-Laufenburg ka hapur procedurë penale.

Aksidenti i parë krijoi një kolonë të gjatë trafiku, ndërsa forcat e policisë u detyruan të mbyllin një korsi për procedurat e hetimit. Pikërisht kjo situatë çoi në aksidentin e dytë tragjik, rreth orës 23:40. Një Volvo , që udhëtonte në korsinë e majtë, u përplas me shpejtësi të plotë në pjesën e pasme të një kamioni të ndalur në fund të kolonës. Përplasja e fuqishme e futi automjetin nën rimorkion e kamionit.

Megjithëse ndihmuesit e parë kryen menjëherë masa ndihmuese dhe shërbimet e urgjencës nisën reanimimin, shoferi i Volvos – një 50-vjeçar gjerman me banim në kantonin Schwyz – nuk arriti të mbijetojë. Shoferi i kamionit nuk u lëndua.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK