Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor.
Automjeti me targa AB178DV drejtohej nga shtetasi Renis Pajtim Kalnxhi, i vitlindjes 2004, i cili është transportuar drejt Spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e kryera në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet në momentin e daljes nga rruga.
