Kreu aktual dhe kandidati i LDK-së për kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti po vazhdon takimet dhe vizitat e partisë në qytetin e tij, shkruan GazetaDemos
Ai së fundi ka njoftuar se ka takuar familjen e kandidates së LDK-së pë Asamble Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.
Ahmeti njoftoi se gjatë këtij tubimi, u diskutua progresi dhe zhvillimet e deritanishme në Komunë, dhe vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm.
“Nga të pranishmit kërkuam mbështetjen për Arjetën që të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale. Ne besojmë se një mësuese me rezultate të shkëlqyera në arsim i duhet asambles së ardhshme për të dhënë kontribut të veçantë, sidomos në çështjet e arsimit”, tha ai.
Postimi i plotë: