Ali Ahmeti, një nga themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka folur në Debat Plus për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ahmeti ka thënë se procesi, sipas tij, ka nisur me pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë”, përmes të cilave, siç u shpreh, është tentuar të përfshihet edhe Shqipëria dhe të komplikohet çështja për shqiptarët.
“Ky proces ka filluar me shtëpinë e verdhë, për shkak deshën të fusin në këtë ngjarje edhe Shqipërinë dhe të na komplikojnë si komb. Shtëpia e verdhë është fillimi i këtij orteku. Procesi devijoi kur u pa që asgjë të vërtetë s’ka në shtëpinë e verdhë në Shqipëri. D.m.th. regjisorë e aktorë mirë e kanë menduar si proces, por që në hap të parë kamerat dështuar për të vërtetuar ndërmarrjen e përbashkët për trafikimin e organeve njerëzorë. Tani devijoi procesi në këto që thonë se nuk kanë pas tualete, nuk kanë pi qaj me gjysmë luge me sheqer apo ia kanë marrë lopën…”, ka deklaruar Ahmeti.

