Kandidati i AAK-së për Junikun, Agron Kuçi, ka reaguar ndaj, siç i cilëson ai, shpifjeve dhe mashtrimeve të vazhdueshme nga oponentët politikë
.Ai thekson se zhvillimet e fundit në infrastrukturë dhe turizëm në Junik janë rezultat i punës së tij dhe jo i atyre që tani përpiqen të përvetësojnë meritat. Kuçi shtoi se qytetarët e ndershëm e dinë të vërtetën dhe se gara duhet të bëhet me dinjitet, jo me manipulime.
