Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agron Kuçi i AAK-së thotë se u kërcënua me jetë pas denoncimeve për manipulime zgjedhore në Junik

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 21:05
Agron Kuçi i AAK-së thotë se u kërcënua me jetë pas denoncimeve për manipulime zgjedhore në Junik

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e AAK’së, Agron Kuçi, ka deklaruar se është përballur me kërcënime të drejtpërdrejta me jetë pas publikimit të, siç thotë ai, skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore që kanë ndodhur në komunë.

Në një reagim në Facebook, Kuçi ka bërë të ditur se pas denoncimeve të tij, persona të panjohur kanë shkuar në shtëpinë e tij duke tentuar ta bindin të tërhiqet nga zbardhja e manipulimeve me vendbanime dhe listat e votuesve. Ai ka shtuar se ka marrë kërcënime të hapura nga një militant i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që sipas tij, është gjithashtu zyrtar komunal.

“Pas zbulimit të manipulimeve me vota dhe ndërrimit të vendbanimeve, tash po përpiqen ta heshtin të vërtetën përmes presioneve e kërcënimeve”, ka thënë Kuçi, duke theksuar se rasti tashmë është paraqitur në organet kompetente.

Ai ka shtuar se nuk do të frikësohet dhe nuk do të ndalet në përpjekjet për ta mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin e qytetarëve të Junikut.

“Junikun nuk do ta ndalë frika, por drejtësia dhe e vërteta. Ai meriton zhvillim, jo korrupsion të fshehur pas pushtetit”, ka përfunduar Kuçi.

Më shumë nga Lajme

  • 10:12Haxhiu: Me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë, shpresoj që këtyre takimeve t'i bashkohen edhe partitë tjera
  • 10:02Dy vjedhje të rënda në pak minuta në Klinë, dëmtohen lokali dhe trafot elektrike
  • 10:01Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq, trupi dërgohet për obduksion
  • 09:52Protestë në Zagori të Vushtrrisë kundër ndërtimit të kishës, Policia në vendin e ngjarjes
  • 09:48Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi