Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku mbledh partinë, sot zyrtarizohet bashkimi me Osmanin

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 14:10
Abdixhiku mbledh partinë, sot zyrtarizohet bashkimi me Osmanin

Anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike vendosin sot me votë për bashkimin me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Mbledhja ku do të miratohet marrëveshja e arritur nga kryetari Lumir Abdixhiku me ish-presidenten, mbahet të martën në orën 16:00, ka mësuar Paparaci nga burime të afërta me LDK-në.

Paparaci merr vesh se anëtarësia e LDK-së është pro bashkimit me Osmanin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Zyrtarizimi i marrëveshjes vjen disa ditë pas takimit mes Abdixhikut dhe Osmanit në një restorant në Prishtinë, ku palët u pajtuan për atë që është proklamuar si “bashkimi i madh i LDK-së”.

Ka disa javë prej se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur iniciativën për bashkimin e LDK-së, të cilin shpesheherë e ka etiketuar si “bashkimi i të djathtës politike”.

Në thelb, nisma e Lumir Abdixhikut synon ribashkimin nën ombrellën e LDK-së të njerëzve të larguar nga partia gjatë viteve të fundit, me një pjesë të madhe që kishte kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Rreth dy javë më parë, në mesin e procesit politik të zgjedhjes së presidentit, Abdixhiku tha se fokusi kryesor i tij ishte përqendruar pikërisht te nisma rreth “bashkimit të së djathtës” nën një strehë politike.

Ish-presidentja Osmani është emri që peshon më së rëndi nga të larguarit nga LDK-ja.

Ajo pritet të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës gati shtatë vjet pasi e braktisi partinë për shkak të mosmarrëveshjeve me lidershipin e asokohshëm.

Osmani mbetet gruaja më e votuar në histori të Kosovës në zgjedhje parlamentare, pasi në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021 – si bartëse e listës së koalicionit LVV-Guxo – siguroi 300 mijë vota.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Gjini për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Me diplomaci të dështuar nga Qeveria Kurti u hapet dera provokimeve
  • 23:05Raporti i IPK-së: 11 vjet për ekzekutimin e një urdhërese të gjykatës nga Policia
  • 23:03Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje
  • 23:02NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme
  • 22:51Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos