Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku kërkon marrëveshje për president jopolitik: Nuk e kemi luksin të hyjmë në krizë për asnjë emër të veçantë

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 19:41
Abdixhiku kërkon marrëveshje për president jopolitik: Nuk e kemi luksin të hyjmë në krizë për asnjë emër të veçantë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se duhet marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit, duke shtuar se vendi nuk e ka luksin që të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë

Sipas tij, imponimi i emrave të përveçëm do ta çojë vendin në krizë institucionale.

“Kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus. Pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale. Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet me logjikë force, por vetëm me logjikë konsensusi”, ka deklaruar Abdixhiku për Koha.net .

Ai ka theksuar se për këtë pozitë duhet të gjendet një figurë konsensuale që rikthen besimin mes të gjitha partive dhe që shihet si figurë unifikuese.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e ka shprehur publikisht synimin edhe për një mandat në krye të vendit, një ditë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Për zgjedhjen e saj në mandatin e parë, kuorumin e patën mundësuar pikërisht deputetët e LDK’së. Abdixhiku nuk ka treguar se a do ta mundësojë kjo parti rizgjedhjen e Osmanit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti parlamentare, është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces serioz ndërpartiak që synon ndërtimin e këtij konsensusi dhe zgjedhjen e një figure që përfaqëson shtetin”, ka theksuar Abdixhiku.

Ditën e zgjedhjeve, kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, ka deklaruar se do të flasë edhe me opozitën për çështjen e presidentit.

Por, paraprakisht ka thënë se do të ulet e të flasë me Osmanin

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini
  • 22:06Haradinaj uron Kushtrimin dhe Aurorën për martesën: Shumë fat e lumturi
  • 22:04Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në -1 gradë
  • 22:04Vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit
  • 21:45“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!