Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schὒbel.
Lajme
Abdixhiku diskuton me shefin e ri të BE-së për konstituimin e KuvenditI

Në fillim të takimit, kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin Schὒbel për fillimin e mandatit në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Schὒbel diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e paraparë për të mërkurën, si dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve
