Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A u rrit numri i fëmijëve që morën shtesa në prillin e këtij viti?

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 09:34
A u rrit numri i fëmijëve që morën shtesa në prillin e këtij viti?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin prill 2026, ku rezulton se numri më i madh i përfituesve ishte nga skema e shtesave për fëmijë, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 722 fëmijë, ndërsa vlera e mjeteve të shpërndara ka arritur në mbi 14.7 milionë euro.

Në kategorinë e pensioneve bazike të moshës janë regjistruar 164 mijë e 187 përfitues, me pagesa që kapin shumën prej mbi 25.9 milionë euro. Ndërkaq, pensionet kontributpaguese të moshës kanë përfshirë 48 mijë e 76 përfitues, me mbi 11.7 milionë euro të paguara.

Sipas të dhënave të muajit prill 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale vazhdon të ketë fokus mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë sociale.

Po ashtu, nga skema e veteranëve kanë përfituar mbi 39 mijë persona, ndërsa nga skema e ndihmës sociale mbi 15 mijë familje. Raporti përfshin edhe kategori të tjera si pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, si dhe skemat për personat me aftësi të kufizuara

shtesat

Më shumë nga Lajme

  • 09:06Ujësjellësi zbulon numër të madh lidhjesh ilegale në zemër të Prishtinës
  • 08:54Ky është çmimi i naftës për sot
  • 08:52Rafuna: Rritja e çmimit të naftës mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë
  • 08:47Sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
  • 08:43Dy persona humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani