Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“A ka rrezik të vdesë në burg?”/ Milaim Zeka shpërthen në lot, tregon komentin e vajzës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 15:42
“A ka rrezik të vdesë në burg?”/ Milaim Zeka shpërthen në lot, tregon komentin e vajzës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka shpërthyer në lot gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” teksa po komentonte vendimin e marrë sot në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan me burgim.

Zeka tregoi se vajza e tij e madhe ishte nisur për protestë, ndërsa vajza e dytë 10 vjeçe e ka pyetur se sa vjeç është Hashim Thaçi dhe “a ka rrezik të vdesë në burg”?

“Është problemi i vajzave. Vajza e madhe u nis për në protestë, ndërsa vajza e dytë që është 10 vjeç më tha ‘babi sa vjeç është Hashim Thaçi?’. Tha ‘a ka rrezik të vdesë në burg?’”.

E imagjinon bacin Jakup 75 vjeç, të gjithë këta? I vetmi njeri që ka fol, domethënë ç’ka duhet me fol, që unë kam fol që 3-4 vjet, është avokati i Thaçit. Avokati i Thaçit sot drejtoi gishtin te Kuvendi i Republikës së Kosovës, tek askush tjetër. Harrojeni protestat apo çdo veprim tjetër, nëse nuk mblidhen deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me vendos nën kontroll këtë gjykatë raciste, puro raciste, kot dalim nëpër rrugë. Kjo po më prek, shqetësimi i fëmijëve tanë se ne e kemi ngrënë këtë dynja. Është turp”, tha Zeka në “Shqipëria Live”.

zekarrezikvdesë

Më shumë nga Lajme

  • 16:59Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit
  • 16:39Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë
  • 16:37Haradinaj tenton t’i qetësojë qytetarët: S’kemi asgjë me policinë tonë
  • 16:35Eskalon protesta edhe te Qeveria
  • 16:33Të arrestuar e të plagosur, Policia holandeze del me detaje për protestën në Hagë