Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

A ka krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë?

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 20:01
A ka krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë?

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton qytetarët se nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë.

“Bazuar në të dhënat nga subjektet që merren me importin dhe tregtimin e derivateve, stoqet janë në nivel të rregullt dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Furnizimi në treg është stabil dhe pa ndërprerje”, ka thënë ministrja Mimoza Kusari- Lila.

Për këtë arsye, ajo thotë se nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme.

Po ashtu, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po monitoron në vazhdimësi zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është i angazhuar maksimalisht në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, ka thënë Kusari- Lila.

Institucionet do të vazhdojnë ta monitorojnë nga afër tregun për të garantuar stabilitet në furnizim dhe çmime të drejta për qytetarët dhe bizneset.

nafta

Më shumë nga Lajme

  • 18:54​Forca e Sigurisë së Kosovës realizon qitje me mortaja në Biza të Shqipërisë
  • 18:44Kurti në Tetovë, Kasami: Mik i madh i shqiptarëve të RMV’së, biseduam për projektet infrastrukturore
  • 18:43Temperaturat deri në -8 gradë celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë
  • 18:24“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
  • 18:24Shpaloset pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir