Ekipi i Prokurorëve të Hagës ka vazhduar me parashtrimin e pyetjeve drejtuar ish zv/sekretarit të Shteteve, James Rubin i cili po dëshmon në ekipin e Mbrojtjes se ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ndër të tjerash ekipi i Prokuroreve paraqiti disa deklarata në të cilat Rubin dëgjohej asokohe duke folur në një video se si oficerët e policisë po zhdukeshin me shpejtësi të erës.
“Po rritej numri i civilëve serbë… viktima të terrorizimit apo revolt legjitime të një populli.Po vriteshin civil serbë me gjakftohtësi, e sigurisht këto janë akte terroriste dhe besojmë se ishin të”,dëgjohet duke thënë Rubin.
Më pas ai pyetet nëse këto ishin fjalët e tij.
“Po”.
Pas kësaj nuk pati kundërshtime dhe video-ja u pranua si provë shtesë.
Prokuroria pyeti gjithashtu Rubin se “sikurse thatë vetë në 98 ambasadori Gelbart e kundërshtoi dhe ishte kundër këtyre vrasjeve që po kryente UÇK-ja. Apo jo?”
“Po”.
“Pak më vonë ju theksuar se SHBA-të u kishin bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të dënonin vrasjet nga e ashtuquajtura UÇK?”.
“Po , kështu më duket”, deklaroi Rubin.
“Nuk mendoj se e kam thënë në këtë mënyrë, sigurisht disa nga ngjarjet asokohe kanë qenë shumë më pak të qarta se sa i përshkruani ju”-Rubin
“Është deklarata e Albright në Londër 1998- nga zyra e departamentit të Shtetit pra zyra e juaj. Autoritetet në Serbi do përpiqen t’i bëjnë të mjegullta këto veprime duke pretenduar e janë veprime krejt legjitime ndaj një sulmi terrorist. S’mund ta mohojmë se po përballen me këtë sepse s’kemi ndonjë simpati për këtë lëvizje të ashtuquajtur lëvizje për çlirim?”.
“Kjo është shumë e përgjithshme, është përpjekur të theksoj një problem. Nuk i është referuar asnjë akti konkret. Fjalime të tilla përpiqen të japin një panoramë të situatës”, tha Rubin, transmeton lajmi.net.
Me këtë rast pati një ndërhyrje nga gjyqtari i cili iu drejtua dëshmitarit Rubin se “s’po përgjigjeni”.
“Pas kaq vitesh nuk më kujtohet ta ketë thënë këtë”, shtoi Rubin.
