Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A e tradhtoi Vetëvendosja, Andin Hotin? Flet Bedri Hamza

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 21:54
A e tradhtoi Vetëvendosja, Andin Hotin? Flet Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, konkretisht për kandidaturat e mundshme për këtë post nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjatë diskutimit, Hamza tha se deri vonë janë përfolur disa emra që mund të kandidonin për president dhe se disa prej tyre kanë kontaktuar deputetë të PDK-së për të kërkuar mbështetje.

“Deri vonë janë përfolur emra tjerë që do të jenë kandidatë për president nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata përnime kanë mendu që mos po bëhen president dhe kanë lobuar, kanë thirrë deputetë të PDK-së “a e kam votën tuaj”, tha ai.

Opinionisti Vehbi Kajtazi e pyeti nëse një nga personat për të cilët bëhej fjalë ishte Andin Hoti.

“Për kë e keni fjalën? Andin Hoti është përmendur njëri prej tyre”, ishte pyetja e Kajtazit.

Hamza nuk e konfirmoi drejtpërdrejt një gjë të tillë, por tha se deputetë të PDK-së i kanë treguar për telefonatat që kanë marrë nga persona që kërkonin votën e tyre.

“Ata që u kanë thënë. I kanë thirrë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk po hy në atë pjesë. Ndoshta kanë menduar, më vonë ka dalë propozim z.Konjufca. Kur i ka ftuar njerëzit dhe u ka thënë “a mund ta kem votën tënde”, ma kanë thënë deputetët nga radhët e PDK-së.”, është shprehur Hamza, duke mos e pohuar as mohuar një gjë të tillë.

Në diskutim ndërhyri edhe gazetari Adriatik Kelmendi, i cili tha se për disa orë dukej sikur Andin Hoti e kishte parë veten në postin e presidentit.

Ndërkaq Hamza shtoi me ironi se edhe nëse nuk e kishte parë veten në atë post, kishte qenë shumë afër.

“Edhe nëse nuk e ka parë që po ulet, e ka parë afër derës”, u shpreh Hamza

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
  • 10:03Kurti në SHBA takohet me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve