Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A do të jetë Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së? Përgjigjet Abdixhiku

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 18:54
A do të jetë Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së? Përgjigjet Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin.

“Me votim në këtë trup u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar proceset. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar, i njoftova me procesin. U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

“Bashkëpunimi ynë është me një listë të përbashkët brenda LDK-së. S’ka parti të tjera brenda listës së LDK-së, mund të kemi koalicione të vogla me parti të tjera, tash po flasim për një bashkëpunim brenda LDK-së”.

Abdixhiku ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim.

“Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe ky nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, Abdixhiku ka thënë se nuk e ka problem të jetë ajo megjithëse ka shtuar se e sheh si kandidate “të duhur” për presidente.

“Pa asnjë problem, kjo çështje për mua… besoj se Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e duhur dhe e shkëlqyeshme për presidente. Populli e dëshiron një gjë të tillë dhe jam i gatshëm t’ia mundësojmë popullit një kandidate të tillë. Renditja në listë nuk ka rëndësi”.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë