Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Presek – Zubin Potok, ku një burrë është gjetur i vdekur pas një aksidenti me traktor.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 20:30 është raportuar se një traktor ishte rrokullisur dhe vozitësi kishte mbetur i bllokuar nën të, pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës Vukić Kostić rreth 67-vjeçar.

