Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka mbajtur sot takim me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës.
Teksa e cilësoi si takim frytdhënës, Osmani tregoi se diskutuan mbi sfidat me të cilat përballen.
“Sot mbajtëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës. Diskutuam hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit tonë — nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje”, tha ai.
