Muhamet Bojku, është kandidati i AAK-së për asamble komunale në komunën e Deçanit. Bojku tregoi se dëshira e tij është të gjendet gjithmonë pranë njerëzve për t’i dëgjuar e mbështetur.
Me këtë rast ai shprehu vizionin e tij për Deçanin, teksa falënderoi kreun e AAK-së, Haradinaj për mësimet e dhëna në këtë drejtim.
“Kam qenë gjithmonë pranë njerëzve, duke dëgjuar, duke mbështetur, duke punuar për të ardhmen e komunitetit tonë. Ramush Hradinaj më mësoi se puna e vërtetë për njerëzit kurrë nuk shuhet. Sot kandidoj për Kuvendin Komunal të Deçanit, sepse çdo zë ka rëndësi, dhe çdo punë e mirë ndryshon jetën tonë”, tha Bojkaj.
