Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në Prilep, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 09:29
Tragjedi në Prilep, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas raportimeve, burri po qëndronte bashkë me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje.

Ngjarja ndodhi dje pasdite duke u raportuar në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh, në orën 22:30.

Kjo vonesë sipas a2cnn, ka ngritur shqetësime serioze për dështimin e institucioneve në raste emergjente.

Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje.

Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30.

Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

Vetëm pas kësaj situate dramatike, autoritetet nisën hetimet. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.

Më shumë nga Lajme

  • 10:50Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen?
  • 10:10Sot inaugurohet presidentja e re e Kosovës
  • 10:1072-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit, dyshohet se ra nga ballkoni
  • 09:47Oda Amerikane mirëpret kompletimin e arkitekturës institucionale të Kosovës
  • 09:39Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për Presidenten e re të Kosovës