Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 18:54
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Petrit Malaj, në prag të shënimit të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 28 Nëntorit, duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1997, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari

Ai ka vlerësuar se 28 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, duke simbolizuar sakrificën, lirinë dhe bashkimin kombëtar.

“28 Nëntori si kryefestë e shqiptarëve që nga viti 1443, për të vazhduar më 28 nëntor 1912 me aktin e shpalljes së Pavarësisë e deri tek 28 nëntori i 1997 me daljen e parë publike të UÇK-së, dhe njëkohësisht ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari, është emocioni më sublim i çdo shqiptari”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë të bashkuar në angazhimin për të drejtat e tyre.

“Në veprim për të drejtën tonë ishim e do të jemi bashkë gjithnjë”.

haradinajpritjensolemne

Të ngjashme

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke kritikuar institucionet e Kosovës dhe sjelljen e EULEX-it.  Haradinaj ka thënë se mënyra se si është trajtuar vizita e Krasniqit tregon, sipas tij, mungesën e pushtetit dhe autoritetit të institucioneve të Kosovës.  “Vizita e bacës Jakup, sjellja e EULEX-it tregoi që na s’kemi qeveri, na s’kemi pushtet, na s’kemi polici, na s’kemi gjykatë, na s’kemi kryeministër, na s’kemi ministër të Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Haradinaj.  Ai ka shprehur dëshirën që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë edhe me ish-krerët e UÇK-së që vazhdojnë të mbahen në Hagë.  “Uroj që 28 Nëntorët tjerë t’i presim bashkë me çlirimtarët që janë të burgosur atje”, ka thënë Haradinaj.

17:45

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi
  • 18:5710 mijë euro për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit, detaje nga ndalimi i 4 zyrtarëve të gjykatave
  • 18:51Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, flet kryetari i shoqatës së naftëtarëve
  • 18:30E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte - dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt
  • 18:22Haziri: I thashë Abdixhikut nuk mujna me ecë më në këpucë të Ibrahim Rugovës, nuk na bëjnë më