Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

10 mijë euro për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit, detaje nga ndalimi i 4 zyrtarëve të gjykatave

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 18:57
10 mijë euro për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit, detaje nga ndalimi i 4 zyrtarëve të gjykatave

Katër persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe ryshfet në sektorin privat.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar 10 mijë euro nga një qytetar për të ndikuar në vendimmarrjen e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar hetime disa mujore, pas të cilave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër persona me inicialet E.P., S.J., S.M. dhe A.D.

Sipas hetimeve, E.P. dhe S.J. dyshohet se i kanë kërkuar të dëmtuarit M.S. shumën prej 10 mijë eurosh, me qëllim të ndikimit në vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit lidhur me një kontest pronësor për shpronësim.

Nga kjo shumë, sipas dyshimeve, 5 mijë euro do t’i jepeshin gjyqtarit, ndërsa 5 mijë eurot e tjera do të ndaheshin në mënyrë të barabartë mes dy të dyshuarve.

Rasti i dytë lidhet me një konkurs pune në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku dyshohet se tre zyrtarë kanë ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën „Zyrtar për Shërbime“.

Sipas Prokurorisë, E.P. dhe A.D., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, si dhe S.M., zyrtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e konkursit, duke favorizuar një kandidat në mënyrë të padrejtë. Si rezultat, në këtë pozitë dyshohet se është punësuar një familjar i S.M.

E.P. dhe S.J. dyshohen për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe pranim të ryshfetit në sektorin privat. Ndërkaq, A.D. dhe S.M. dyshohen për ushtrim të ndikimit.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa për rastin do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore

mijëeurondikuar

Të ngjashme

Dosja për të “sëmurin” që mashtroi: Si i grumbulloi 189 mijë euro - mbi 10 dëshmitarë në rast

Dosja për të “sëmurin” që mashtroi: Si i grumbulloi 189 mijë euro - mbi 10 dëshmitarë në rast

16:37
Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

10:09
Dy persona dënohen me nga 3 mijë euro gjobë për falsifikim të rezultateve të votimit në Gjakovë

Dy persona dënohen me nga 3 mijë euro gjobë për falsifikim të rezultateve të votimit në Gjakovë

16:57
Lajm i mirë: Bie çmimi i naftës në Kosovë – 1 litër sot kushton reth 1.71 euro

Lajm i mirë: Bie çmimi i naftës në Kosovë – 1 litër sot kushton reth 1.71 euro

16:02

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi
  • 18:54Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
  • 18:51Sa mund të lirohet nafta deri në fundjavë, flet kryetari i shoqatës së naftëtarëve
  • 18:30E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte - dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt
  • 18:22Haziri: I thashë Abdixhikut nuk mujna me ecë më në këpucë të Ibrahim Rugovës, nuk na bëjnë më