Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte - dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 18:30
E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte - dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt

Katër anëtarë të familjes Sylaj, nëna me tre djemtë, në duart e shtetit për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Albert Sylaj, autori i krimit dhe ish-burri i viktimës, Jetoni, ndodhen në paraburgim.

Në qeli nga sot do të jetë edhe nëna e tyre, Nurija, si dhe djali tjetër, Dritoni.

Dy të fundit, që u arrestuan sot, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Dosja e këtij rasti zbulon detaje tronditëse nga nata kritike e 25 tetorit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Driton Sylaj, dyshohet se me dashje ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj.

Ai ka përcjellë lëvizjet e viktimës dhe ka siguruar informacione për vendndodhjen e saj, duke e incizuar më 23 tetor 2026 duke ecur në qytet, ndërsa videon e realizuar ia ka dërguar nënës, Nurije Sylajt.

Këto veprime, Prokuroria vlerëson se Driton i ka ndërmarrë duke qenë në dijeni për planin e personave të tjerë për privimin nga jeta të viktimës dhe me qëllim që, përmes sigurimit dhe transmetimit të informacioneve për lëvizjet e saj, të krijojë kushte dhe të lehtësojë realizimin e veprës penale.

Dhe, pas kryerjes së vrasjes, Albert Sylaj e ka njoftuar për vrasjen e viktimës.

Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po goditej me sëpatë, nuk ndërhyri

Nurije Sylaj po dyshohet se ka qenë e pranishme në shtëpi, madje edhe në dhomën e gjumit, në momentin kur Albert Sylaj po e sulmonte Arlindën me sëpatë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar sulmin.

Ajo dyshohet se ishte në dijeni për veprimet që po ndodhnin, por nuk kishte ndërhyrë për ta penguar apo ndërprerë sulmin.

Për më tepër, Prokuroria pretendon se pas vrasjes, në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, Nurije Sylaj kishte tentuar të devijonte hetimet dhe të fshihte rrethanat e ngjarjes.

Ajo dyshohet se kishte deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes.

Bile, dosja zbulon se nga provat e siguruara është dëshmuar se ish-vjehrra e fotografonte dhe e incizonte Arlindën vazhdimisht nëpër shtëpi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndaj tyre, si dhe kundër Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit që dyshohet se e ndihmuan autorin është bërë kërkesa për paraburgim, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, i dyshuar për “Shtytje në vrasje të rëndë”

sylajdritonkryer

Të ngjashme

Jeton Sylaj sillet në gjykatë me përcjellje të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Jeton Sylaj sillet në gjykatë me përcjellje të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

13:25

Më shumë nga Lajme

  • 19:05VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut
  • 19:04​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë
  • 18:52Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Qytetarët duhet t’i krahasojnë të arriturat me gjendjen e tyre të përditshme
  • 18:40Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush
  • 18:31Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës