Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 13:07
52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar edhe pesë raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 17 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 6 raste dhe Fushë-Kosova me 5 raste. Ndërsa në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq janë raportuar nga dy raste, kurse nga një rast është regjistruar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo person me simptoma të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit, të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore më të afërta.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK.

rasteikshpkfruth

Më shumë nga Lajme

  • 14:23Deputeti i PDK-së: Ta zhbëjmë Gjykatën Speciale
  • 14:21Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit
  • 14:19Beogradi ndahet i kënaqur me aktgjykimin, Daçiq thotë se u konfirmuan pretendimet e Serbisë për UÇK-në
  • 14:19Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
  • 14:16“Nga sot në Kosovë nuk do të ketë më qetësi” – Mediat serbe i kushtojnë vëmendje të madhe verdiktit në Hagë