Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

43 armët e gjata u gjetën nga skaneri i Doganës së Kosovës

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 17:38
43 armët e gjata u gjetën nga skaneri i Doganës së Kosovës

Dogana e Kosovës, falë kapaciteteve të avancuara teknologjike dhe profesionalizmit të zyrtarëve doganorë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh gjatë kontrollit dhe skanimit të një automjeti të tipit VW Caddy, me targa të huaja.

Gjatë kontrollit, përmes pajisjeve skanuese të Doganës së Kosovës, janë identifikuar dhe zbuluar:

42 pushkë automatike të tipit AK-47 (Kallashnikov);

1 pushkë e tipit Walther, kalibër 12 mm;

41 karikatorë për armë të tipit AK-47.

Zbulimi është rezultat i vigjilencës, përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit doganor, si dhe përdorimit efikas të pajisjeve moderne të kontrollit dhe detektimit me të cilat disponon Dogana e Kosovës.

Pas identifikimit të ngarkesës, rasti është trajtuar në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente të drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Dogana e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, përmes së cilës janë fuqizuar kapacitetet teknologjike dhe operative të institucionit, përfshirë pajisjet skanuese që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë zbulim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, trafikimit të armëve, narkotikëve dhe çdo forme tjetër të veprimtarisë së kundërligjshme, duke shfrytëzuar kapacitetet profesionale, teknologjike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për të garantuar sigurinë e vendit dhe mbrojtjen e qytetarëve

kosovësdoganësdogana

Të ngjashme

Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres

Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres

13:15
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

11:31
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

08:40
A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

17:29

Më shumë nga Lajme

  • 18:20Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia
  • 18:18Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
  • 18:12Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?
  • 18:09Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren
  • 18:08Ymeri e LDK-së: Kurti, kukull e mafisë energjetike