Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

38 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 14:35
38 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes në raportimin e saj të përditshëm tashmë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në vendin tonë, 7 prej të cilave janë ende aktive.

Situata më e rënduar është në Finiq aty ku 51 familje në Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut që flakët sollën.

Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj.

Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer dhe për këtë arsye për shuarjen e tyre po ndihmojnë dhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair, njofton Euronewsal.

Po ashtu vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, në fshatin Bolenë, të Himarës, në fshatin Malaj i Epërm në Rrëshen dhe Malin e Allushin në Klos.

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSH Poliçan.

Vatra e fundit është regjistruar në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe ku po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta
  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës