Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët ta shkarkojnë aplikacionin e Kuletës Digjitale për transportin publik. Kjo një ditë pasi u përuruan edhe 30 linja të reja. Rama ka thënë se me shkarkimin e aplikacionit, qytetarët e kanë një muaj pa pagesë. Kjo për TRIP të Prishtinës, siç e ka quajtur Rama. “E dini që prej dje e keni edhe Kuletën Digjitale, kështu që futuni e downloadojeni, e keni një muaj pa pare për trip të Prishtinës. Transporti i ri i Prishtinës. Urime e gëzofshi e na priftë e mbara për Prishtinën përtej”, tha ai.

VIDEO :