NATO do të përkujtojë të premten 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni që do të mbahet pranë Memorialit të 11 Shtatorit dhe Nenit 5, në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në ceremoni do të marrë pjesë zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Misionit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Scott Oudkirk, dhe Përfaqësuesin Ushtarak të SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant William D. “Hank” Taylor.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Aleancës, si dhe pjesëtarë të komunitetit diplomatik, ushtarak dhe ndërkombëtar të NATO-s.
Ceremonia do të shënohet me një minutë heshtje në orën 14:46, pikërisht në minutën kur, 25 vjet më parë, ndodhi sulmi i parë ndaj Kullës së Veriut të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, thuhet në njoftimin e Aleancës Veriatlantike
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, i Ngarkuari me Punë i Misionit të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk, dhe Përfaqësuesi Ushtarak i SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant William D. “Hank” Taylor, do të mbajnë fjalime të shkurtra përkujtimore.

